Ra nga kati i gjashtë i pallatit, ngrihet nga shtrati Aldo Teqja – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Gjendja shëndetsore e portierit të Partizanit Aldo Teqja është në përmirësim të plotë. Është vetë klubi i kuq që me anë të një fotoje në rrjetet sociale njofton se portieri 24-vjeçar ka bërë një përmirësim galopant që nga moment i aksidentit ditët e shtunë. Në foto Aldo duket I ulur në një karrige ç’ka do të thotë se ai është në gjendje të lëvizë nga shtrati, ndërkohë që ende vijon të jetë në spitalin e traumës. Aldo duket I rrethuar nga pjestarë të klubit të cilët janë drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri italian Franco Lerda. Të shtunënë portieri 24-vjeçar ra nga kati i gjashtë I një pallati në Tiranë, duke tronditur opinionin futbollistik dhe jo vetëm. Sipas familjarëve arsyeja e rënies nga pallti të Aldos ishte një pakujdesi gjatë kohës që portiere po rregullonte diçka në banesën e tij. Postimi i FK Partizanit NJOFTIM Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu