Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Qytetari denoncon vdekjes e së ëmës: I kërkoj prokurorisë të fillojë hetimin

Qytetari denoncon vdekjes e së ëmës: I kërkoj prokurorisë të fillojë hetimin

0
6

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të cilit i ka vdekur e ëma.

Dardan Domi thotë se nuk e di nëse nëna e tij ka ndërruar jetë prej COVID apo jo, sepse ishte e shtruar në spital COVID dhe në kartelë shkaku i vdekjes është arrest kardiak. Ai kërkon hetim nga prokuroria që të mësojë se cili është shkaku i vdekjes të së ëmës.

“Nuk morëm asnjë përgjigje dhe besuam që kishte covid, pas 5 ditësh që ka qenë e shtruar më thanë që gjendja nuk ka qenë e mirë, më pas më thanë që ka vdekur dhe nuk i është bërë test për covid. Mbaj mend që më thanë se është tmerr në morg,  ka kufoma pafund. lajmin e vdekjes ma ka dhënë një mjek dhe në letër është emri i një mjeku tjetër. I kërkoj prokurorisë që të fillojë hetimin që edhe ne të dimë se çfarë është e vërteta, nëse është me covid pse në letër shkruhet arrest kardiak dhe përse kurohej në spital Covid”, tha Domi.

Pas transmetimit të videos, mjeku Dritan Ulqinaku tha se arsyeja është se viktima ka qenë në suspect covid, prandaj është kuruar në spital COVID.

Ulqinaku: Është shtruar në suspect covid dhe tamponi i ka dalë negativ, spitali është ekip nuk është vetëm një mjek, ka mjekë të ndryshëm.

Brataj: Të më dërgojë numrin dhe unë të tregoj telefonatën,që të shohim e analizojmë se çfarë është, është mjeku që vendos se përse ka vdekur.

Koduzi: Nuk është raportuar për covid.

Brataj: Mos u merrni me dhimbjen e njerëzve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu