Qeveria i shtyn afatin OFL-së/ Lleshaj: Do ta amendojmë ligjin!

0
5
Gjigandi

Qeveria do të shtyjë afatin e punës për Operacionin Forca e Ligjit.

Në prag të përfundimit të vlefshmërisë së aktit normativ, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se ligji do të amendohet.

“Praktika e këtyre muajve dhe ngarkesa e madhe që solli pandemia ka ndryshuar disa nga supozimet bazë dhe do të na duhet ndoshta që të mendojmë një amendim të ligjit.

Do të kerkohet një shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ligjit dhe që të paktën procedurat që tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur. “- tha Lleshaj në Përballë.

Lleshaj : Nuk përbën lajm, lëvizje politike për të mbajtur ndezur konfliktin me qeverinë

Për ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj kthimi i ligjit për Policinë e Shtetit nga ana e Presidentit Ilir Meta është lëvizje politike qe kërkon të mbajë ndezur konfliktin politik të presidencës me qeverinë. Në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Lleshaj tha :

“Do të ishte lajm nëse Presidenti do ta kishte miratuar ligjin, duke marrë në konsideratë faktin që tashmë Presidenti i kthen të gjitha ligjet që i shkojnë nga Kuvendi i Shqipërisë. Kthimet nuk përbëjnë më lajm për arsye se është kthyer në një procedurë standarde refuzimi i ligjeve që Parlamenti i dërgon Presidentit. ” – theksoi Lleshaj në Përballë.

Sipas ministrit ligji është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk synon të përgjojë qytetarët.

“Ndryshimet e bëra vetëm synojnë ti japin asaj disa instrumenta që i kanë munguar që policitë e tjera i kanë natyrshëm në arsenalin e kapaciteteve në dispozicion. Pra i kanë dhënë disa atribute elementare siç është ai i mbikqyrjes.

Nuk bëhet fjalë për përgjim bëhet fjalë për mbikqyrje vizuale. Përgjim do të thotë të përgjihet përmbajtja e bisedave dhe kryesisht termi përgjim përdoret për komunikimin. Ky ligj bën fjalë vetëm për mbikqyrjen vizuale e cila de fakto ndodh.” – tha Lleshaj.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu