Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Që prej vitit 2013 Mati pa përfaqësues në parlament, si do veprojë...

Që prej vitit 2013 Mati pa përfaqësues në parlament, si do veprojë Rama në zgjedhjet e ardhshme?

0
5

Ishte viti 2013 hera e fundit ku një deputet socialit matjan do ishte pjestar i Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ish deputetin Qemal Minxhozi i cili përmbylli dy mandate të suksesshme në parlamentin shqiptar.

Por në zgjedhjet e 2013 Rama çuditrisht vendos të mos e kandidojë më Minxhozin i cili në Mat ishte një figurë mjaft e vlerësuar.

Ai në lista zëvëndësohet nga mjeku i njohur Hasan Ceni po i rënditur i treti në listë me dy kandidatë dibranë të cilët u preferuan nga Rama për deputetë duke ja vështirsuar fitimin e mandatit.

Zgjedhjet do përfundonin me lënien jashtë të kandidatit Ceni i cili për fare pak vota do humbiste garën me kandidatin e LSI Përparim Spahia

Edhe për zgjedhjet e vitit 2017 Rama sërish zgjedh të vendosë një matjan të tretin në listë duke e vështirsuar sërish përfaqësimin nga një matjan në kuvend.

Sërish Halit Palamani do të humbiste zgjedhjen si deputet me fare pak vota ku sërish do ishte një kandidate brenda koalicionit e cila do i rrëmbente mandatitin.

Është e pakuptueshme përse Rama preferon gjithmon të kandidoje kandidatë dibranë para atyre matjanë dhe mbetet për tu parë a do ndryshojë trendi në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndryshe ndodh në kampin demokrat ku historikisht demokratë kanë pasur përfaqësues demokrat në kuvend me Dhurata Çupin e cila pasoj dy mandate të Bedri Hoxhës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu