Punësonin shqiptarët në “shtëpi bari”, goditet grupi i trafikantëve në Angli

0
Gjigandi

Një person i katërt është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit kundër një grupi kriminal të dyshuar për përdorimin e emigrantëve shqiptarë për të kultivuar kanabis.

Mediat e huaja bëjnë me dije se grupi kriminal ka lidhje me një rrjet në Ballkanin Perëndimor që lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sakaq, në kuadër të hetimit në gjurmët e policië kanë rënë tre ferma kanabisi me emigrantë shqiptarë që punonin atje. Ata ishin në Blackpool, Lancashire; Leigh, Greater Manchester dhe Prestatyn.

Shtetasi Trevor Williams u arrestua ditën e djeshme nën dyshimin se kultivonte kanabidi dhe për pastrim parash. Ai vjen pas një serie arrestimesh të hënën në Uellsin e Veriut dhe Cheshire, ku u arrestuan tre burra të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu