Punë e kryer, Spalletti të gjiganti nga Premier League

0
Gjigandi

Luciano Spalletti është kandidat tjetër për të marrë postin e kryetrajnerit të klubit të Premier Leagues së Anglisë, Newcastle United. Raportohet se Spalletti dëshiron që ta marrë me vete te Newcastle mesfushori Radja Nainggolan.

Klubi i Premier Leagues së Anglisë është pranë që të blihet nga një shoqëri e mbështetur nga Arabia Saudite, duke e zëvendësuar pronarin Mike Ashley. Po ashtu besohet se investuesit e rinj do të shpenzojnë para të mëdha nga fillimi.

Në plane është të angazhohet një trajner i madh. Në listë janë Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino, por në këtë listë gjendet edhe Spalletti.

Ish-trajneri i Romës dhe Interit, Spalletti ka përvojë edhe në drejtimin e klubeve të huaja. Ai klishte drejtuar klubin rus Zenit St. Petersburg.

“Calciomercato.it” raporton se Spalletti është i intriguar nga ideja që të drejtojë një klub në Premier League dhe preferon të marrë me vete mesfushorin Radja Nainggolan.

RonaTyra

Ishte shkaku i Spallettit që Nainggolan u tranasferua nga Roma te Interi. Këtë stinor mesfushori ishte huazuar te Cagliari.

Spalletti ka fituar dy tituj të Rusisë, Kupën e Rusisë, Superkupën e Rusisë, ndërsa po ashtu ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Superkupën e Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu