Pukë/ Një 49-vjeçar gjendet i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë, ishte zhdukur prej 5 ditësh

0
Gjigandi

 

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. Sipas informacioneve nga policia, trupi i pajetë i përket shtetasit Vladimir Kola, 49 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.

Trupi i 49-vjecarit u gjet në një pus uji. Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.

49-vjeçari, i pamartuar njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa. Trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu