Publikoi audio-përgjimet e 21 janarit, Artan Hoxha thirret në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

0
Gjigandi

Gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi audio-përgjimet e reja lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 dhe vuri në lëvizje organin e akuzës do të paraqitet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Në orën 17:00 të ditës së sotme, Hoxha do të ulet përballë Oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe do të merret në pyetje lidhur me provat e reja që janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.

Artan Hoxha është gazetari që publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. 12 vite pas tragjedisë, ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

“Thashë unë…Nuk do i shpëtoja dot as kësaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nëna”… Ore mirë bëni, po unë këtu jam, nuk kam ku të shkoj, vetëm pasaportën e Shqipërisë kam në xhep…Po si i bëhet të merrni ATA lartë, dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, bashkë me kryeministrin në detyrë, për t’i pyetur, “si e kanë emrin e babës dhe si e kanë emrin e nënës????!!!!!!”, shkruan Hoxha në një postim në ‘Facebook’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu