Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nure…

0
Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nure…
Gjigandi

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit në bilancin e një jave duken punonjësit e policisë dhe forcat RENEA që kryejnë kontrolle në ambiente të ndryshme si dhe momenti i shoqërimit të një prej personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.

Policia thekson se operacioni është ende në vijim e sipër.

RonaTyra

Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim

“, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu