PS njofton qëndrimin për përmbylljen reformës zgjedhore në parlament

0
Gjigandi

Kryeministri Rama njofton se do të bëjë me dije sot në orën 13:00 qëndrimin e PS për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në parlament.

“Sot në 13.00 qëndrimi i PS për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në parlament brenda këtij sesioni të kuvendit të Shqipërisë.” – shkruan Rama.

Ndërkohë, pritet që kjo marrëveshje të votohet në datë 23 korrik në Kuvend.

Sipas deklaratave numri i total i votave pro kësaj marrëveshjeje, ka shkuar në 85, pasi disa deputetë të opozitës parlamentare janë shprehur se do ta votojnë.

Mazhoranca ka në Kuvend 79 deputetë së bashku me aleatët, shto 3 të deklaruarit ditën e sotme, plus Lefter Maliqin, Gjetan Gjetanin dhe Suzana Topin, që deklaruan votën pro miratimit pa ndryshime të marrëveshjës, totali shkon në 85.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu