PS kërkon Komision Hetimor për raportin e Dick Marty-t

0
5
Gjigandi

Një grup deputetësh nga mazhoranca, i kanë bërë një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për hetimin e raportit të Dick Marty-t, sidomos pas akuzave për krime lufte ndaj ish-luftëtarëve të UÇK në vitet 1998-1999.

Ky komision do të ketë për qëllim hetimin e krimeve në disa zona të veriut të Shqipërisë, të quajtura burgje të UÇK-së, thuhet ndër të tjera në kërkesën që në krye mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla dhe 17 deputetëve të tjerë.

Sipas mazhorancës, ky komision do të synojë mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit dhe në fund të punës së tij, Parlamenti shqiptar duhet të hartojë një projekt-rezolutë lidhur me çështjet e mësipërme.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu