Gjigandi
Ballina Lajme Shqip Protestë për pronat/ Korçë, banorët e Kakaçit: Na kanë zaptuar tokat

Protestë për pronat/ Korçë, banorët e Kakaçit: Na kanë zaptuar tokat

0
14

E gjithë kjo sipërfaqe toke në fshatin Kakaç është zaptuar nga një person për t’u kthyer në vreshtë ndërsa pronarët e vërtetë të saj prej 10 vitesh nuk gjejnë zgjidhje nga institucionet.

Janë rreth 150 dynym tokë buzë aksit nacional Korçë – Pogradec të cilat janë në pronësi të 50 familjeve të fshatit por këta të fundit e kanë të pamundur t’i punojnë e të marrin frytet e punës së tyre. Janë kryesisht familje emigrantësh apo të moshuarish që u është zaptuar prona ndërsa pavarësisht përpjekjeve ende nuk gjejnë një zgjidhje çka i ka detyruar të  ngrihen në protestë.

Pronari i një kantine nga fshati Gurishtë është dënuar edhe nga gjykata për shkak se ka refuzuar të lirojë pronat që ka zaptuar duke pretenduar se ato janë prona shtet, gjë që hidhet poshtë edhe nga Bashkia e Maliqit e cila pohon se këto toka u përkasin banorëve.

Pavarësisht se janë pronarë të ligjshëm të këtyre tokave, këta banorë jo vetëm që nuk mund t’i përdorin ato por duhet të përballen edhe me sorollatje nga njëra instancë tek tjetra pa mundur të gjejnë zgjidhje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu