Protesta e punonjësve të personelit mjekësor në Paris/ Policia dhunon barbarisht infermieren (foto)

0
Gjigandi

Punonjësit e personelit mjekësor në Paris, janë duke protestuar për kushte më të mira në punë. Gjatë protestave është shënuar një incident mes policisë dhe një infermiereje.

Infermierja 52 vjeçare e quajtur Farida, ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga policia. Në pamjet e publikuara ajo duket se i reziston arrestimit të efektivëve, ndërsa këta të fundit nuk u kursyen të përdornin dhunë ndaj saj.
52-vjeçarja dëgjohet duke u thënë policive se është infermiere dhe më pas dëgjohet të thotë se vuan nga astma. Raportohet se infermierja është arrestuar dhe ndaj saj rëndojnë akuzat e hedhjes së sendeve të forta ndaj policisë dhe fyerje ndaj tyre. Sakaq, për këtë ngjarje ka reaguar dhe vajza e Faridës, Mellaz.
“Ajo ka punuar për tre muaj 14 orë në ditë. Kaloi covid-19. Sot ishte duke protestuar që rroga e saj të rritej. Mamaja ime është astmatike. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë shfaqje barbare të policisë”, u shpreh Mellaz.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu