Protesta e familjeve krutane te kadastra: Pronari i pallatit e ka shitur dy herë, kemi 17 vite që…

0
Protesta e familjeve krutane te kadastra: Pronari i pallatit e ka shitur dy herë, kemi 17 vite që…
Gjigandi

Dhjetëra qytetarë krutanë po protestojnë këtë të mërkurë përballë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pasi pronat që kanë blerë vite më parë akoma nuk u njihen.

Ata thonë se kanë blerë pronat para 15 vitesh. “Pronari i pallatit i ka shitur për herë të dytë dhe prona u është legalizuar këtyre të fundit”, denoncojnë ata.

“Kemi pronën tonë, kam 17 vite që po e pres pronën. Sot, prona ime bëhet e dikujt tjetër, edhe pse kam një kontratë noteriale, me firma, me të gjitha”

, thotë një nga qytetarët.

“Pse të mos njihet prona ime? Duam të mos preket prona jonë!”,

RonaTyra

thotë një tjetër.

Siç thonë banorët, që tani nuk mund të futen brenda apartamenteve të tyre, në objekt vijon të ndërtohet. “Jo vetëm që po e marrim dot hipotekën e pronës, por ajo pa na dëmtohet më tej”, thonë ata.

“Kam blerë një apartament në kat të tetë 32 mijë euro. E ka blerë dikush tjetër, dua drejtësi”,

shprehet një qytetar, në një lidhje ‘live’ në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në .

Drejtori i kadastrës së Krujës është shkarkuar, por krutanët që thonë se mbështetjen që nuk e kanë gjetur as në polici, as në prokurori, tani e kërkojnë nga media, nuk mjaftohen me kaq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu