Promovohet pingpongun si sport

[ad_1]

Kosova iu ka bashkuar sot 70 shteteve që shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut. Me qëllim të promovimit të këtij sporti, qytetarët gjatë gjithë ditës do të kenë mundësi të luajnë me lojtarë që janë më të mirët në Kosovës.

I gjithë ky aktivitet është organizuar për herë të dytë nga Federata e Pingpongut të Kosovës.

Kryetari i kësaj federate, Nehat Çitaku, tha se për nder të kësaj dite, të gjithë anëtarët e organizatës botërore të ITTF-së, organizojnë ngjarje të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit të pingpongut.

Çitaku: U bashkuam me 70 shtete për të shënuar ditën e pingpongut

“Faktikisht prej të gjithë anëtarëve të organizatës botërore të ITTF-it, mbi 70 shtete sot organizojnë evente të ndryshme, të ngjashme me qëllim të sensibilizimit dhe promovimit të sportit të pingpongut. Edhe ne jemi future në listën e atyre 70 shtete dhe kjo është hera e dytë që e mbajmë sepse të njëjtën e kemi mbajtur edhe vitin e kaluar,”, tha ai.

Ai tha se kjo ngjarje po organizohet në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, pasi që sot është gjithashtu Dita Ndërkombëtare e Paqes dhe e Sportit, e shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Çitaku tregoi se qëllimi është që qytetarët të kenë mundësi të luajnë pingpong deri në orën 19:00.

Çitaku: Qytetarëve ua mundësojmë që të luajnë pingpong

“Qëllimi është që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës te kenë mundësi që të luajnë pingpong me lojtarë që janë aktiv. Lojtarët që i tani janë edhe lojtarët më të mirë të Kosovës dhe këtë mundësi e kanë gjatë tërë ditën”, tha ai.

Anëtarja e reprezentacionit të Kosovës dhe lojtare e Klubit të Pingpongut “Prishtina”, Iliriana Haliti tha se ky organizim po bëhet me qëllim të promovimit të pingpongut.

Haliti: Po promovojmë pingpongun si sport

“Ne kemi vendosur ta bëjmë në sheshin Skenderbeu që në mënyrën sa më të mirë të mundshme të bëhet promovimi i pingpongut si sport, dhe të gjithë të rinjtë kudo që janë sado pak kohë të tyre t’i kushtojnë jo vetëm pingpongut por edhe sporteve tjera, pasi që sot është Dita Botërore, ne jemi munduar që në mënyrë simbolike ta bëjmë një prezantim sa më të mirë të pingpongut”, tha ajo.

Këtij aktiviteti iu bashkua edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili luajti së bashku me lojtarët më të dalluara të Pingpongut të Kosovës, e për këtë u nderua me një certifikatë nga kryetari i Federatës se Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku.

Aktivitete për nder të kësaj dite po bëhen në të gjithë botën në mënyrë që të promovohet sa më shumë ky sport i cili ka filluar të luhet qysh në kohët e hershme.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *