Pritet të ndryshohet data e publikuar për nisjen e futbollit

0
Gjigandi

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka reaguar pas takimit të bërë me Ministrinë e Shëndetsisë. Palët kanë rënë dakort për disa pika, ndërsa edhe protokolli i nxjerrë nga ana e Federatës duket se është pëlqyer edhe nga pala tjetër.

Olgerta Manastirliu ka thënë në ditën e djeshme se në datën 18 maj do të nisin stërvitjet individuale të lojtarëve. Por kjo datë është paksa e vonë duke parë se kërkohen minimumi edhe 14 ditë të tjera për t’u përgatitur përpara nisjes së kampionatit. Shulku është shprehur se ka pasur një diskutim për ta afruar këtë datë, që sipas të gjitha gjasave mund të afrohet me një javë përpara, por pritet të zyrtarizohet në vijim.

“Nga grupi i ekspertëve ishin shumë të kënaqur me protokollin e paraqitur prej nesh. Kishin nja 2-3 pika që ne i diskutuam tani dhe do të vazhdojnë që të diskutohen më vonë. E përgjithshmja ishte pozitive dhe shpresojmë se në një datë të afërt do të kemi mundësinë që të mësojmë se kur do të fillohet kampionati.

Pika e parë e diskutimit ishte nisja e stërvitjes, ku të gjitha klubet i kanë mundësi për të përmbushur ato kushtet e vendosura për mënyrën sesi do të stërviten, si do shkojnë në stadium dhe në dhomat e zhveshjes. U ra dakort gjithashtu që nuk do të ketë tampon, por do të ketë kontrolle. A është data 18 maj shumë vonë që u vendos për nisjen e stërvitjes? E kemi diskutuar edhe këtë pikë dhe shumë shpejt pritet të kemi edhe një përgjigje për këtë pikë”, tha Shulku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu