Prishtina shumë më e mirë se KEK-u

0
20

Juniorët e Prishtinës kanë zhvilluar ndeshjen kampionale me KEK-un duke e mposhtur 4:1. Ishte kjo edhe një fitore tjetër e madhe në luftë për titull. Dy ndeshje para fundit të kampionatit, Prishtina vazhdon t’i prij tabelës me një pikë më shumë se Flamurtari.

Ndërsa nesër në Kizhnicë nga ora 11.00, takohen Hajvalia dhe Prishtina. Duhet theksuar se dy ndeshje për tre ditë nuk i zhvillojnë as ekipet më të mëdha në botë. Kjo nuk jep cilësi vetëm se i shkatërron futbollistët e rinj. Se çfarë po ndodh me FFK dhe me këto orare, vetëm mendja e tyre e din!!?!?

Kurse, Prishtina ndeshjen e fundit kampionale e zhvillon me Flamurtarin kur edhe do të përcaktohet titulli i kampionit, raporton faqja e FC Prishtina.

Prishtina – KEK-u 4:1 (4:0)

Golat: Blend Baftiu 4’, 38’, Rigon Kabashi 6’, Donat Hasani 16’ – Ensar Krasniqi 70’

Gjyqtarë:

KV: L. Azemi, A. Kadriu – Getuar Hyseni, Arianit Behrami

Prishtina: Ardit Nika – Donat Hasani, Rigon Kabashi, Dardan Sekiraqa, Rilind Gerbeshi (Arbër Kadriu), Granit Jashari (Liridon Jashari), Atdhe Grajqevci (Djellon Dragusha), Blend Baftiu (Liron Azemi), Kastriot Selmani, Arbër Hoxha (Bleon Sekiraqa), Jehon Stublla. Zëvendësues: Laurit Behluli. Trajner: Rabit Ahmetaj.

KEK-u: Arianit Behrami – Roland Vitija (Gentrit Krasniqi), Getuar Hyseni, Altin Govori, Ardian Shaliani, Ardit Preniqi, Ensar Krasniqi, Shpetim Preniqi, Gentrit Hashani, Kadri Kodrolli (Bler Thaqi), Argjend Vitija (Leonard Vitija). Trajner: Enis Nasufi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here