Prishtina mund të shkaktojë ‘tërmet’ në Mitrovicë 

0
Gjigandi

Klubi me renome i futbollit Prishtina, deri me tash ka luajtur pastër dhe nuk ka bërë kalkulime me asnjë skuadër. 

Se është ashtu, dëshmia më e mirë është java e kaluar kur e ka bërë  tokë rivalin e qytetit, duke e mundur me rezultat 3:0 Flamurtarin e Prishtinës. 

Prishtina, nesër në orën 17.00, në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, do të takohet me Trepçën ‘89. 

Prishtina lufton për fitore dhe të ngritët më lartë në tabelë, ndërsa Trepçës ‘89 për mbijetesë!  Trepçën ’89, barazimi mund ta çojë në ligën e  parë nëse fiton Drenica. Trepça ‘89 është as në tokë as në qiell! Prishtina mund të shkaktojë ‘tërmet’ në Mitrovicë!?  

Prishtina është në vend të katërt me 62 pikë, e Trepça ’89 renditet i nënti me 41 pikë.

RonaTyra

Java e fundit, e 33-të
E diel 26.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Trepça ‘89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu