Prindërit i raportuan të zhdukura, gjenden në Tiranë 3 vajzat e mitura nga Dibra

0
Gjigandi

Tre vajza të mitura janë larguar nga shtëpitë e tyre në Maqellarë të Dibrës pasdite e sotme, duke bërë që familjarët e tyre të alarmonin policinë.

Mbrëmjen e sotme, rreth orës rreth orës 19.30, në Policinë e Maqellarës u paraqitën dy baballarët e tre vajzave dhe bënë denoncimin për zhdukjen e të miturave. Brenda pak orëve, të treja u gjetën nga policia në Tiranë.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po merren në pyetje në prani të psikologut. Nuk dihen shkaqet që i kanë bërë ato të largohen nga banesat dhe të vijnë drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30, në Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit: L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

RonaTyra

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1. Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu