Prezantoi projekti i Milot-Fier/ Ndërtimi me PPP, bileta për të udhëtuar shkon në një mijë lekë

0
Gjigandi

Kryeministri Rama prezantoi projektin e rrugës së re Milot Fier, pjesë e korridorit blu nga ku u anoncua edhe se sa do paguajnë përdoruesit e kësaj rruge 115 kilometra të gjatë.

Me çmimin 0.075 euro për kilometër, bileta për kalimin në këtë rrugë do jetë rreth një mijë lekë për gjithë gjatësinë e saj. Rruga parashikohet të përfundojë jo para vitit 2026.
“Këtu flasim për segmentin, Milot – Fier me një formulë të re që nuk e ngarkon shtetin shqiptar sesa një garanci minimale trafiku. Ndërkohë që i gjithë financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare dhe do të kemi një aks të korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik”.
Projekti parashikohet të ndërtohet me koncesion publik privat dhe sipas kryeministrit kompania fituese ka detyrim të ndërtojë të gjitha rrugët lidhëse dytësore për tu përdorur pa pagesë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu