Prestigjiozja “Vogue”: Dua Lipa po e mban gjallë trendin e parzmores

0
Gjigandi

Gjatë këtij viti, shumë meshkuj të Hollywood-it kishin marrë guximin të shfaqeshin në tapet të kuq me parzmore.

Ky trend ishte inspiruar fillimisht nga Timothee Chalamet në “2019 Golden Globes”, ku aktori kishte pasur veshje të brendit Louis Vuitton.

Pak kohë pas tij, edhe tjerët kishin filluar ta marrin vendimin e rrezikshëm për t’u veshur me parzmore, duke përfshirë Travis Scott, Michael B. Jordan, etj.

Por, siç shkruan “Vogue”, në momentin kur është pritur se trendi do të shuhet, Dua Lipa ka dalë dhe e ka rikthyer atë – duke dëshmuar se parzmorja duket e mahnitshme edhe te femrat.

Në tapetin e kuq të “MTV EMAs 2019” në Sevillë të Spanjës, këngëtarja shqiptare është shfaqur me një parzmore të lëkurës në pjesën e epërme të trupit, të cilën e ka lidhur për një fustani të gjatë të zi.

RonaTyra

Veshja e saj ka qenë nga koleksioni i pranverës 2020 të Dion Lee.

Veshjen e saj e ka kombinuar me këpucë sateni nga Jimmy Choo dhe çorape seksi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu