Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Vendimi për tifozët do të merret së shpejti

0
Gjigandi

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se duhet të merret një vendim mbi pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës deri më 10 korrik.

Të dy turnet evropian do të miratojnë një format ‘Final 8’ në Portugali dhe Gjermani, me ndeshjet që do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Sidoqoftë, sipas Ceferin, kjo mund të ndryshojë përpara se shortet për ato ndeshje të zhvillohen të premten e ardhshme.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet Portugeze dhe Gjermane, dhe të martën kam biseduar personalisht me Kryeministrin Portugez”, ka thënë fillimisht Ceferin për EFE.

“Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, ka shumë të ngjarë para shortit më 10 korrik”.

RonaTyra

“Ne do të donim që tifozët të ishin aty, natyrisht, por nuk do të rrezikojmë sigurinë e të përfshirëve, edhe nëse është e trishtueshme të mendosh se ndeshja më e rëndësishme në futbollin evropian mund të luhej në një stadium bosh”, përfundoi i pari i UEFA-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu