Presidenti i FSHF-së jep lajmin e mirë

0
Gjigandi

Lajm i mirë për tifozët! Deri i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës mund të luhet me tifozë. Kjo është pohuar nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ky i fundit në një prononcim për “Abc News”, ka thënë se është e mundur që ndeshja e radhës mes dy ekipeve të kryeqytetit mund të luhet me tifozë.

“Për ne është plotësisht e mundshme që derbi mes Partizanit dhe Tiranës të luhet me tifozë. Ne jemi dakord, por për këtë duhet të vendosin autoritetet shëndetësore. Duhet të pyesni edhe kryeministrin Rama se çfarë mendimi ka.”, u shpreh Duka.

Tashmë duhet pritur për të parë nëse do të ketë një kërkesë që ndeshja e planifikuar më 12 korrik të zhvillohet nën praninë e tifozëve. Kjo do të bënte që “Air Albania” të rihapte stadiumin, i cili nuk është përdorur që më 8 mars, kur Tirana luante me Laçin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu