Presidenti i FIDE-s i përgënjeshtroi raportet për dorëheqje

Presidenti shumëvjeçar i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Kirsan Ilyumzhinov, e ka përgënjeshtruar kumtesën e FIDE-s se ka dhënë dorëheqje dhe për këtë çështje i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara.

Dy zyrtarë të FIDE-s kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deklarata në faqen e FIDE-s në Internet, me të cilën paraqitet dorëheqja, ishte e vertetë.

Sipas kësaj deklarate, Ilyumzhinov e ka shpallur dorëheqjen e tij në fund të një mbledhjeje të bordit të FIDE-s, dje në Athinë.

Megjithatë, Ilyumzhinov, i cili e udhëheq FIDE-n prej vitit 1995, i tha sot agjencisë ruse, TASS, se “ata kanë dëshiruar të më përmbysin, por kjo nuk ka funksionuar dhe asgjë nuk kam nënshkruar se kam paraqitur dorëheqje”.

Ai thotë se përfshihet “një dorë amerikane në këtë dhe mendon se është komplot”.

Ilyumzhinov, 54 vjeçar, në vitin 2015 është akuzuar nga Departammenti amerikan i thesarit për “ndihmë materiale dhe veprim në emër” të qeverisë së Sirisë dhe të Bankës kombëtare siriane,duke i shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të këtyre akuzave, ai nuk ka mundur të marrë pjesë në finalen e kampionatit botëror individual në shah në Nju Jork, në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Kirsan Ilyumzhinov është një biznesmen i pasur, i cili ka shërbyer edhe si president i republikës ruse të Kalmikisë, në periudhën 1993-2010.

Rizgjedhja e tij për president të FIDE-s në vitet 2006, 2010 dhe 2014, ishte përshkruar me akuza për korrupsion dhe jokorrektësi në votime.

Kontrolloni gjithashtu

Flamurtari qëndron në Superiore

Flamurtari qëndron në Superiore. Vlonjatët bënë detyrën përballë Korabit duke fituar 3-0 në “Selm Stërmasi” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *