Premier League do të përkrah prezantimin e trofeut nga Liverpooli

0
Gjigandi

Premier League ka thënë se do të përkrah prezantimin e trofeut nga Liverpooli, nëse kjo skuadër fiton titullin dhe nëse është e sigurt për të bërë këtë.

Skuadrës së Juergen Kloppit i duhen vetëm edhe dy fitore për të siguruar titullin e parë në 30 vjet, nëse edicioni vazhdon pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shefi Ekzekutiv i Premier Leagues, Richard Masters ka konfirmuar se ai do të përkrah planet për prezantim, nëse situata sociale dhe situata e shëndetit publik e lejon këtë.

“Nëse është e mundur atëherë po, do të dëshironim prezantim të trofeut”, ka thënë Masters të hënën, raporton Sky Sports.

“Ju dëshironi t’iu jepni këtyre lojtarëve dhe gjithë stafit momentin për të cilin kanë punuar shumë, nëse vërtetë ndodhë kjo. Po, ne do të provojmë të bëjmë këtë, pos nëse nuk mundësohet për shkaqe të sigurisë”.

RonaTyra

Të hënën klubet e Premier Leagues në mënyrë unanime kanë votuar për të vazhduar stërvitjet në grupe të vogla, prej të martës. Është hap i rëndësishëm për rifillim të edicionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu