Predha e serbëve e mbyti në gjumë: Aida, fëmija i parë i vrarë në rrethimin mizor të Sarajevës

Pesëvjeçarja bionde, Aida Kuçuk, ishte viktima e parë fëmijë gjatë rrethimit të Sarajevës. Ajo vdiq pasi u godit nga një copë predhe, teksa flinte në një banesë në lagjen “Grbavica” të Sarajevës, raport Al-Jazeera Balkans.

Vajza që kishte vetëm të atin, meqë nëna e saj kishte vdekur katër muaj pas lindjes, ishte me pjesën tjetër të familjes në banesë, ndërsa babai i saj me bashkëluftëtarë. Familja e nxori para ndërtesës për të kërkuar ndihmë. Për ngjarjen, babai i saj mëson nga radiomarrësi.

Aida, jetimja e vogël mashtrohet nga babai për festën e Vitit të Ri

“E përmendën të njëjtën rrugë, numri ne ndërtesës dhe hyrjen ku ishte vajza ime. Megjithatë, thanë se ishte një djalë, e kjo pak më qetësoi. Megjithatë, lajmi përsëritej dhe atëherë në mua u zgjua ndjesia se ishte Aida”, thotë Fahrudin Kuçuk. “Një shrapnel (copë granate) i vetëm, që ishte si gjilpërë, e shpoi gjithë atë mur dhe e preku arterien e saj kur flinte. Kjo matematikisht është e pamundur. Të gjithë në banesë mendonin se flinte, e kur e panë se nuk zgjohej, e dërguan në korridor ku e vërejtën edhe gjakun”.

Pavarësisht nga kjo, ndihma e shpejtë nuk lejohej të kalonte deri te ndërtesa ku ndodhi sulmi. Aida mezi u dërgua në spital në Lukavicë, por atëherë ishte gjithçka vonë.

“Për shkak të të shtënave, varrimi iu bë tek pesë ditëve. Kur u kthyem nga varrimi, e dija se duhej vazhduar tutje. Por, më nuk mendoja për veten. E kisha njëjtë për çfarëdo që më gjen. Kur shkova në linjën e frontit, as nuk përkulesha, thuajse kërkoja të goditesha”, rrëfen babai që sot ka tri vajza nga martesa tjetër dhe vetëm një foto të Aidës të shkrepur në prag të Vitit të Ri 1992.

Image

Luftëtari i dikurshëm, shkrimtari i sotëm që dhembjen për Aidën e shndërron në art

Pas luftës, Kuçuku iu dha shkrimit. Librin i parë i tij titullohej “Sekreti i dhomës yjore”. Më vonë ai ka shkruar edhe për fëmijë, ndërsa merrej edhe me teatrin e kukullave.

“Kur e botova librin ‘Xhuxhi Dado’, kam marrë një letër. E kam parë se ishte dorëshkrimi i një fëmije. Futem në ashensor dhe nisa ta lexoj. Aq shumë kam qarë, sepse një fëmijë me ndihmën e nënës e përmes këtij libri kishte mësuar të lexonte. Donte të më takonte. E takova Tarikun. Nëna e tij më thotë se kishte lindur më 18 maj, të njëjtën ditë si unë. Pastaj ti e kupton se jeta është magji, se asgjë nuk është e rastësishme…”, thotë Kuçuku, i cili këtë vit është nominuar për çmimin më të madh për letërsinë për fëmijë, të quajtur” Astrid Lindgren” – sipas autores së librave “Pipi çorapegjata”.

“Të paktën, 90 për qind e motivimit për të shkruar më vjen nga fëmija im që iki nga kjo botë. Nga momenti më i keq i saj mendoj se po e nxjerri më të mirën. Takimet me fëmijë për mua janë valvul e natyrshme, një ilaç”, thotë autori që me kolegët ka nisur Festivalin e Artit të Fëmijëve që fillon çdo vit në datën kur vdiq Aida: më 2 maj. Çmimi special për fëmijën që shkruan përrallën më të bukur mban emrin e saj.

Sikur të ishte gjallë, Aida sot do të ishte 30 vjeçe. Babai i saj shpreson se një ditë do ta takoj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrebesh plumbash mbi zyrën e kryetarit Jabllanoviq

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të ndërtesës për Punë Sociale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *