Prandelli lëshon apelin mbi futbollin italian! “Po humbasim jetë, pse të mos rinisim në këtë datë”

0
Gjigandi

Cesare Prandelli nuk mendon për futbollin po për viktimat që janë shkaktuar nga Covid-19 dhe për këtë arsye, ish-trajneri i Italisë, ka kërkuar që topi të rinisë atëherë kur të ketë më pak kaos dhe më pak frikë.

Në një intervistë për “Corriere di Brescia”, ai u shpreh se pavarësisht se Gjermania ka nisur me futbollin, në Itali duhet të pritet.

“Nuk e kuptoj pse nuk mund të presim derisa situata të jetë më e qartë, pse të mos luajmë më mirë në korrik, sesa në qershor? Është e vërtetë që futbolli i ndihmon njerëzit të harrojnë shumë gjëra gjatë 90 minutave, por nuk mendoj se njerëzit e apasionuar pas sportit duan domosdoshmërish të shohin ndeshje këto ditë.

Gjithashtu nuk mendoj se do të kisha frikë të luaja nëse do të isha në një skuadër tani, por e gjitha lidhet me atë që Italia po përballet. Ka vdekje çdo ditë dhe besoj se duhet më shumë kohë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu