Prandelli: Kjo që po bëjnë është një marrëzi

0
Gjigandi

Teksa Italia është akoma nën sulmin e Coronavirus-it, futbolli po mendon të gjejë një mënyrë për të rifilluar. Skuadrat e Serisë A janë kthyer në stërvitje dhe në disa klube kanë rezultuar disa raste pozitive me Covid-19. Nga 18 maji, ndër të tjera, lojtarët mund të kthehen të stërviten në grup, me kusht që kurba e infektimeve të ulet.

Ndëkohë, ish-trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është kthyer të flasë për këtë rifillim të mundshëm të kampionatit: “Po flitet, sigurisht. Provoj të imagjinoj si mund të rifillohet, por nuk e kuptoj pse gjithë ky nxitim. Ndoshta kanë garancitë se nuk do të ndodhë asgjë, edhe pse më duket pak e vështirë. Çfarë do të ndodhë nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv?”, ka thënë ai për RaiSport.

Një nga arsyet për rifillimin e futbollit ka lidhje sigurisht me aspektin ekonomik: “Asgjë e re për futbollin. Nuk habitem që mund të jetë një faktor përcaktues, por pyes veten nëse ka akoma një vlerë. Një marrëzi në krahasim me gjënë më të rëndësishme që kemi: jeta, shëndeti i të gjithëve. Për sa më takon mua, jemi akoma në emergjencë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu