Porti ushtarak në Porto Romano/ A u zaptua nga Kastrati dhe Frident Kuqi dhe si u zhduk muri antik?!

0
Gjigandi

SPAK arrestoi pak ditë më parë kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro me akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare pasi rezultoi nga hetimet se ai kishte rol në transferimin e rreth 10 mijë metrave katror tokë nga pronë private në tokë publike dhe më pas në përdorim të bashkëshortit të Olta Xhaçkës kur ajo ishte ministre për të ndërtuar resort turistik.

Sipas njoftimit zyrtar për shtyp nga SPAK, Jorgo Goro dhe të tjerët kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe prandaj duheshin arrestuar dhe hetuar për këtë vepër penale.

Lufta për tokat në jug është bërë mjaft e fortë dhe tashmë vëmendja e oligarkëve është pikërisht për të kapur ngastra me apo pa pronarë me qëllim ndërtimin e resorteve.

Por, ndërkohë që SPAK duket se veproi konform ligjit në këtë rast, duke arrestuar  Goron dhe ndjekur penalisht të tjerët, po ndjek një standard tjetër sa i përket pushtimit dhe shkatërrimit pa asnjë leje apo dokument nga kompania Porti MBM e ish-depos së minave detare në Porto Romano.

RonaTyra

Me të kuqe, një pjesë e territorit të bazës detare të shkatërruar, po ashtu duken dhe godinat ushtarake të hedhura në tokë Siç tha edhe vetë Niko Peleshi disa muaj më parë, vetë ministria e Mbrojtjes ka bërë dy padi dhe një tjetër gjendet në SPAK por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj kompanisë Porti MBM, në pronësi të Frident Kuqit dhe Shefqet Kastratit.

Çuditërisht, ata janë toleruar dhe tolerohen sa i përket çështjes në fjalë edhe pse kanë kryer një shkelje të hapur të ligjit, kanë cenuar sigurinë e vendit përmes shkatërrimit të bazës ushtarake dhe kanë kryer ndërtim pa leje në një territor ku nuk duhej të preknin, për të mos përmendur faktin që edhe kanë shkatërruar murin antik romak.

Gazeta Jonë ka sjellë vazhdimisht në vëmendjen e publikut shkatërrimin që ka ndodhur dhe po ndodh në Porto Romano, të njëjtën gjë kanë bërë dhe media të tjera por SPAK vijon ta tolerojë Kastratin dhe Kuqin.

Pse SPAK operon me standardin e duhur kur bëhet fjalë për Jorgo Goron dhe nuk ka guxim të prekë Shefqet Kastratin dhe Frident Kuqin për një shkelje ligjore të bërë me arrogancë, në mes të Durrësit dhe në sytë e të gjithëve?

Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, edhe pse ende nuk janë arrestuar nga SPAK dhe kurban të vetëm deri më tani kanë Jorgo Goron, të paktën kishin një vendim të Komitetit të Investimeve Strategjike për të ndërtuar resortin në Himarë, ndërkohë, Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi nuk kanë asnjë letër që i lejon t’i venë skrepin bazës së ushtrisë në Porto Romano teksa punojnë për ndërtimin e portit.

Sipas dokumenteve që ka parë Gazeta Jonë, rezulton se kompania koncensionare PORTI MBM (Multi Buoy Mooring) administrohet nga Ahmet Kastrati, i afërm i Shefqet Kastratit. Pjesë e tortës së këtij koncensioni të madh janë Shefqet Kastrati; Asllan Kuqi si edhe Pëllumb Salillari. Oligarkët në fjalë kanë bërë një skemë për të fshehur disi gjurmët duke krijuar një kompani me emrin ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK  e cila ka 99% të aksioneve të shoqërisë PORTI MBM (Multi Buoy Mooring), e cila ka marrë koncensionin. Ndëkrohë, 1% të koncenesionit e ka Pëllumb Salillari.

Vetë Kastrati dhe Frident Kuqi i EiDA-s fshihen pikërisht pas kompanisë ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK . Sipas dokumenteve që pa Gazeta Jonë, në këtë kompani Kastrati ka 65% të aksioneve, kurse Frident Kuqi i EiDA-s ka 35% të aksioneve. Praktikisht, Kastrati dhe Frident Kuqi kanë 99% të totalit të aksioneve të kompanisë që ka zhvatur ish-depon e minave detare në Porto Romano sipas padisë së Ministrisë së Mbrojtjes, kurse Salillari ka është pjesë me vetëm 1%.

Pas marrjes së koncensionit në fjalë, Frident Kuqi kompanisë së karburantee EiDA (njihet si ELDA në gjuhën popullore) ka ndërruar emrin e kompanisë nga EUROPETROL SG sh në Europetrol Durrës Albania. Gjatë një deklarate për mediat ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kompania koncensionare vërtetë kishte zhvatur pronën e ushtrisë pa asnjë leje nga qeveria duke bërë një vepër penale, gjë për të cilën ai tha se ministria që ai drejton i ishte drejtuar prokurorisë së Durrësit edhe pse kjo e fundit nuk kishte kryer asnjë procedurë të qenësishme deri më tani.

Por, futja e SPAK-ut në lojë si edhe fakti se Kastrati Group është i përfshirë edhe në skandalin e portit të Limionit në Sarandë e bën çështjen shumë serioze duke rritur rrezikun që ndonjë oligark të hetohet me rrënjë e me degë për përvetësimin e pronave të ushtrisë/*materiali eshte prone intelektuale e Gazeta Jone

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu