Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët mak…

0
Populli shqiptar i dha pikë Serbisë, ndërsa juria profesionale e Kroacisë e vlerësoi me pikët mak…
Gjigandi

Eurovisioni shpesh është komentuar dhe kritikuar si festival i ndikuar politikisht në sistemin e votimit.

Por mesa duket, Shqipëria duket se po i largohet gjithnjë e më shumë formatit të penalizimit me pikë ndaj shteteve me të cilat nuk i ka raportet e mira, ose së paku kështu la të kuptohet finalja e mbrëmshme e ‘Eurovision 2022’.

Kjo pasi në rezultatet që u publikuan pas mbarimit të festivalit, u pa se publiku shqiptar “e kishte lëshuar dorën”, duke i dhënë disa pikë modeste Serbisë.

Nga 1 deri në 7 sa janë pikët fillestare, publiku shqiptar me votat e tyre e kishte renditur Serbinë në vendin e shtatë, duke i dhënë tri pikë.

RonaTyra

Votimi i publikut në ‘Eurovision 2022’

Serbia u rendit e pesta në vlerësimin përfundimtar, përfaqësuar nga Konstrakta me këngën “In Corpore Sano”, duke shënuar një prej rezultateve më të mira të këtij shteti në vitet e fundit në festivalin evropian.

Një tjetër ndodhi interesante që u shënua në votimin e mbrëmshëm ishte fakti se në votimin e jurisë profesionale, Serbia mori një vlerësim maksimal prej 12 pikësh nga Kroacia – shtet ky që gjithashtu njihet për raportet e këqija që ka me shtetin serb.

Përndryshe, fitues të edicionit të 66-të të festivalit evropian u shpall shteti i Ukrainës, i përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu