Policia reagon për 17-vjeçaren që u gjet e vdekur në shkollë

[ad_1]

Vajza 17-vjeçare A.R e cila u gjet e vdekur në tualetin e shkollës profesionale “Murialdo” nuk ka shenja dhune në trup.

Kështu deklaron zyrtarisht Policia e Fierit, e cila sqaron se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor. Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Tiranë, të miturën e zë korrenti

[ad_1] Një vajzë e mitur në Tiranë ka përfunduar në spital në një gjendje të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *