Policia qe parandalon prerjen e pyjeve: Sukses, kapem serisht 3 kamione plot me trungje! – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka sekuestruar në Elbasan 3 kamionë që transportonin 70 m3 dru zjarri dhe procedoi 6 kamionistët. Kamionët u kapën në kuadrin e operacionit “Zavalinë” , operacion …për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, kur në fakt pylli ishin prerë. E njejta histori ishte edhe dje në Shkodër, Policia i sekuestroi drutë nëpër kamionë pasi ishte shfarosur pylli. Interesant është fakti se Policia që thotë se përpiqet “për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve”, thotë se e ka finalizuar Image”me sukses” në Elbasan, operacionin “Zavalinë” madje, procedoi penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, dhe ” Fshehje e tê ardhurave”, shtetasit: M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Bathës, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru zjarri me mjetin tip kamion. A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi në fshatin Gjinar, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion. D. D., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Benë, Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 4 m3 dru me mjetin tip kamion. A. D., 42 vjeç, XH. P., 42 vjeç dhe A. D., 44 vjeç, të tre banues në Elbasan. Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vendin e quajtur “Guri Kopil” në Zavalinë të Elbasanit, janë konstatuar se kishin kryer prerje të paligjshme të pyjeve dhe kishin ngarkuar dru në automjetet e tyre kamionë, të cilët janë sekuestruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu