Policia nxjerr pamjet e banesave të përshtatura për kultivimin e kanabisit në Krujë, arrestohen 2…

0
Policia nxjerr pamjet e banesave të përshtatura për kultivimin e kanabisit në Krujë, arrestohen 2…
Gjigandi

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni policor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike në Krujë.

Policia ka zbuluar dy banesa të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave në fshatin Derven në Krujë dhe ka vënë në pranga shtetasit Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë dhe K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Policia ka njoftuar gjithashtu se janë sekuestruar “17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë”.

“Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim”, ka shtuar policia.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu