Policia greke ‘mësyn’ në doganën e Kapshticës, arreston policë dhe punonjës

0
Gjigandi

Autoritetet greke kanë arrestuar punonjës të policisë, doganës dhe disa shtetasve të tjerë në doganën e Kapshticës pasi ka monitoruar lëvizjet e tyre prej disa ditësh.

Sipas informacioneve, arrestimet u bënë për veprën penale të organizatës kriminale, falsifikimit dhe veprave të tjera penale. Pas arrestimeve, autoritetet kanë kryer kontrolle në disa shtëpi në Follorinë për të mbledhur prova shtesë.

Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm dhe sipas informacioneve janë sekuestruar para dhe pasaporta false. Raportohet se Policia ka marrë një denoncim dhe prej andej ka nisur hetimi, në kuadër të të cilit janë monitoruar telefonat e të përfshirëve, nga të cilët janë regjistruar bisedat që inkriminojnë të arrestuarit.

“Një grup personash të ‘korruptuar’ ishin zhvendosur në stacionin kufitar të Kristallopigisë dhe po ‘fshinin’ Departamentin e Kontrollit të Pasaportave”, shkruajnë mediat greke.

Mediat greke bëjnë me dije se flitet për 14 arrestime që u kryen me akuzën për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, falsifikimeve dhe veprave të tjera penale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu