‘Po vdes nga frymëmarrja’, flet vajza e pacientit që u hodh nga spitali: Ka qëndruar disa orë pa asnjë mjekim

0
3
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT, ku një pacient 69-vjeçar i prekur nga Covid-19 është vetëhedhur nga ballkoni në përpjekje për t’u larguar nga spitali.

Pacienti nga qyteti i Fierit aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Euronews Albania komunikoi me vajzën e 69-vjeçarit, Esmeralda Kane, e cila tregoi detaje për gjendjen shëndetësore të babait të saj.

Ajo u shpreh se babai i saj ka pasur  vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera. Znj. Kane u shpreh se babai pasi është sjellë nga Fieri në Tiranë ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka marrë ende një informacion të detajuar mbi motivet e mundshme, të cilat e shtyrë babain të hidhej nga ballkoni i spitalit.

“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë  dhe po pres. Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, pro vetëm Thjesht tre ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit, dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

Gjatë intervistës për Euronews Albabnia, vajza u shpreh se babai i saj përveç tensionit nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër.

“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar”, shtoi ajo.

Vajza e pacientit 69-vjeçar u shpreh se ngjarjen fillimisht e ka parë në media, por më pas ka qenë vetë spitali, i cili e ka vënë në dijeni. Pavarësisht tentativës për t’u rilidhur me kontaktin që e vuri në dijeni për ngjarjen, Esmeralda Kane thotë se nuk ka marrë ende asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore babait.

“Të them të vërtetën e pashë me titra në media, por nuk kishte emër dhe mbiemër. Pastaj gjysmë ore më vonë më informuan nga spitali dhe unë nuk e besoj dot. Tani nuk kam kontaktuar me asnjë. Kam ritentuar, por nuk është përgjigjur. Dua informacion më afër më shpejt”, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu