Po ndodh tani. Bomba e futbollit shqiptar, mesfushori i Milanit tek Partizani

Luca Bertoni është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Mesfushori 24 vjeçar ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë dhe është prezantuar në ambjentet e klubit të kuq nga Drejtori i Përgjithshëm Genc Tomori.

Bertoni ka mbërritur tek 15-të herë kampionët e vendit me formulën e huazimit për një vit nga skuadra e Sudtirol me opsion që klubi i kuq do të ketë të drejtën edhe për blerjen e kartonit të lojtarit.

Mesfushori 24-vjeçar i cili është formuar si lojtar në Akademinë e Milanit është organizator dhe konsiderohet një përforcim i domosdoshëm në skuadër për sezonin e ri futbollistik.

Bertoni do të jetë sot prezent edhe në seancën stërvitore që skuadra do të zhvilloj në orën 18:30.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *