“Po ndërhyn në procese gjyqësore”/ Yuri Kim i përgjigjet Berishës: Do vazhdoj ta bëj

0
“Po ndërhyn në procese gjyqësore”/ Yuri Kim i përgjigjet Berishës: Do vazhdoj ta bëj
Gjigandi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili e akuzoi se po ndërhyn në procese gjyqësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se SHBA do vazhdojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi:

“Nëse ndërhyrja në proceset gjyqësore, do të thotë të inkurajosh gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë detyrën e tyre, pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë mbështetjen e SHBA për implementimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.”

-shkruan Kim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu