”Po mendohemi ende për emrin”/ Princ Harry jep lajmin se gruaja e tij ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë

41

’BBC” ka raportuar se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me princin Harry.

Po ashtu e ditur bëhet se ish-aktorja ka sjellë në jetë një djalë. Kurse bashkëshorti i saj, princi Harry ka falënderuar publikun për mbështetjen.

Ai është shprehur:

Po mendohemi ende për emrin”.

Djali i princ Harry- dhe Meghan Markle do të jetë i shtati në radhën për fron, pas princit Charles, princit William, tre fëmijëve të William-it me Kate Middleton dhe princit Harry-t.

Kujtojmë këtu se  Harry dhe Meghan u martuan në një ceremoni madhështore në Windsor Castle majin e vitit të kaluar dhe njoftuan se ishin në pritje të një fëmije në tetor, pas një turneu në Australi.

E ditur bëhet edhe se gjithë populli britanik po organizohet për të mirëpritur princin e vogël sipas traditës.

You might also like
Comments