Po kërcente para ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit “tromakset” sapo sheh Klopp

57

Sadio Mane është padyshim një nga lojtarët më të dalluar të Liverpoolit në sezonet e fundit.

Edhe pse është shumë i rëndësishëm te kjo skuadër, ai sërish është i përulur dhe ka një respekt të madh për trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

Në rrjet po qarkullon një video e cila tregon një moment qesharak para ndeshjes me Wolvesin, jashtë dhomave të zhveshjes.

Senegalezi Mane ishte duke kërcyer në stilin e lojës “Fornite” nën shoqërinë e Van Dijk dhe Vajnaldumit.

Në ato momente shfaqet Klo[p dhe Mane ka ndërprerë menjëherë kërcimin duke u larguar nga vendi.

Vajnaldum ka filluar të qeshë, ndërsa Klo[p ka ruajtur seriozitetin me vështirësi, pasi ishte gati të qeshte.

Kjo video ka shkaktuar jo pak të qeshura në rrjet duke u bërë virale.

You might also like
Comments