Po futej në stadium, tifozit holandez i vihen prangat nga “Shqiponjat”

0
Po futej në stadium, tifozit holandez i vihen prangat nga “Shqiponjat”
Gjigandi

Tiranë- Tifozët e dy skuadrave, Romës dhe Feyenoord kanë nisur që të futen në stadiumin “Air Albania”, në masa të rrepta sigurie. Të parët që po futen brenda stadiumit janë tifozët hollandezë.

E teksa po futej në stadium një tifoz holandez është arrestuar. Bëhet me dije se tifozi holandez ka kaluar kordonin e parë të kontrollit, ndërsa në të dytin, ku kontrollet bëhen nga forcat “Shqiponja” është arrestuar.

Nuk dihet nëse tifozi i Feyenoord ka pasur problem me dokumentacionet apo ka pasur ndonjë send të paligjshëm që ka çuar dhe në prangosjen e tij. (noa.al/M.D)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu