Po bente manovra me makine, rreperi i njohur perplaset ne autostraden Tirane-Durres – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa reperi, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”, me ngjyrë të bardhë. Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku jep dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti. Sipas mesazhdërguesit, reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5. Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit. “Prsh joq ky reperi tirones Finem, aksident ne autastraden Tirane durres. Me duket se nje pasagjer shoku i tij i shendoshe pak i tronditur kurse ai Finemi, Iku Direkt😂 Ai finemi duke be manovra,u ngul. Ai i ra makinave dhe ato u demtuan te treja. Tre x5, e bardh e kuqe dhe nje kafe.” Reperi Finem njihet për disa hite të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, si “Benzi” apo “K.P.T”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu