Plus një shqiptar në kombëtaren zvicerane

[ad_1]

Suksesi i Albian Ajetit gjatë aktivizimeve të fundit në superligën zvicerane duket se kanë bindur trajnerin helvet për ta ftuar në Kombëtare, shkruan “Blick”.

20 vjeçari shqiptaro-zviceran është drejt përfundimit të një kontrate të re me klubin më të famshëm helvet FC Basel, shkruante sot “Bota sot”. Kjo përkundër që Ajeti përpara disa javësh u transferua nga Augsburgu në St.Gallen.

Informacionet e fundit nga kombëtarja helvete flasin se trajneri Vladimir Petkovic ka një sy në drejtim të Albian Ajetit. Nëse ai do ketë ftesë ose jo, do zyrtarizohet të premten në kuadër të ndeshjes miqësore kundër Bellorusisë (1 qershor Neuenburg) dhe në ndeshjet kualifikuese kundër Ishujve Faroe (10 qershor). Emri i Ajetit është në listë.

Sulmuesi Haris Seferovic do mungojë në ndeshjen e parë të Zvicrës për shkak se në 27 maj Frankfurt do luajë finalen e kupës kundër Borussia Dortmund, ndërsa ngjashëm vlen edhe për Josip Drmic dhe Shani Tarashaj për shkak të lëndimeve në gju. Kjo i shton gjasat për Albian Ajetin./Bota sot

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *