Platforma kundër “KÇK”-së, Rama: Do tundë themelet e çdo pasurie të krimit

0
Gjigandi

Platforma që do të prezantohet më 25 nëntor kundër të ashtuquajturit grupi “kap ça të kapësh” në drejtësi, sipas kryeministrit Rama, do të tundë themelet mbi të cilat qëndron sot ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri, si dhe themelet e pasurisë.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Sipas Ramës, krimi i organizuar është kthyer në një motiv lufte politike.
“Kjo platformë do të jetë sfida e këtij Kuvendit dhe do e ndajë këtë sallë në ata që janë gati dhe në ata që nuk janë gati. Do të ndajë njëherë e mirë një histori të vjetër ku është përzjerë i njomi me të thatin dhe ku krimi i organizuar është kthyer nga një problem i përbashkët, në një motiv lufte politike. Nga një armik i përbashkët, në një aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijmësisht produktin e krimit për ta hedhur si mish të ngrodhur në oborrin tonë”, tha Rama.
Teksa fliste për grupin “KÇK”, Rama kaloi sërish te presidenti Ilir Meta, kundër të cilit po zhvillohej seanca e jashtëzakonshme në Kuvend.
“Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe i gjithë ky zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Ilir Meta dhe nga të gjithë ata që i përkasin fronit të mirënjohur qysh në ditën e parë kundër reformës në drejtësi, të marrë drejtimin e duhur dhe të marrë përgjigjen e duhur nga ne”, tha kryeministri.
Më tej, Rama shtoi: “Kjo është koha kur përgjigjja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar në Shqipëri. Duke tundur themelet e çdo pasurie të krimit dhe duke tundur themelet nën këmbët e kujtdo që brenda sismitet të drejtësisë, prokuror a gjykatës, është bashkuar me krimin”.
  Ngërçi me ‘Kushtetuesen’, Rama: Zgjedhja jonë u dakordësua 100% me aleatët strategjikë
  Kuvendi miraton rezolutën kundër dekretit të Metës në Gjykatën Kushtetuese!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu