Plas në Angli, klubi i njohur i Premier League financohet nga familja e Bin Laden

38

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar sot në të gjitha mediat angleze teksa raportohet se klubi i njohur i Premier League, Sheffield United financohet nga familja e Osama Bin Laden.

Gjatë një gjyqi mes bashkëpronarëve aktual të klubit Kevin Mek Kabe dhe Princit Abdullah Bin Mosad të cilët zotërojnë të dy nga 50 % të aksioneve të skuadrës është zbuluar një fakt tronditës.

Sipas investigimit të “Dialy Mail” mësohet se një financim i fuqishëm prej 3 milionë eurosh ka ardhur nga familja e Osama Bin Laden, një nga ish-terroristët më të tmerrshëm në historinë e njerëzimit.

Ditën e enjte, avokati Andres Gledhill QC, i cili po udhëhiqte ekipin ligjor të Abdullahut tha se Mek Keb e dinte shumë mirë nga vinin paratë e investuara.

Kjo deklaratë ka shkaktuar polemika të mëdha në futbollin anglez dhe po cilësohet si skandal. Kujtojmë që Sheffield United siguroi ngjitjen në elitën e futbollit anglez dhe në sezonin e ri do jetë pjesë e Premier League.

You might also like
Comments