Plani i Premierligës për rifillimin e sezonit

0
Gjigandi

Premierliga ka hartuar një plan të quajtur ‘Project Restart’ për rifillimin e sezonit më 8 qershor pas dyerve të mbyllura në stadiumet e aprovuara.

Kampionati elitarë anglezë është pezulluar që nga 13 marsi, por ka plane për të luajtur ndeshje pas dyerve të mbyllura në stadiume të aprovuara në përpjekje për të përfunduar sezonin 2019/20.

Times pretendon se Premierliga ka vendosur të rifillojë sezonin me ndeshjet që luhen në vende të caktuara kur qeveria jep leje për klubet të kthehen në detyrë.

Liga po kërkon të përdorë një numër të kufizuar vendesh në një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit ndërsa zvogëlon nevojën për policinë, mbështetjen mjekësore dhe testimet.

‘Project Restart’ i Premierligës shpreson të rikthehet në aksion më 8 qershor. Në mënyrë që kjo të ndodhë, ekipet do të duhet të kthehen në stërvitje deri më 18 maj – tre javë para se sezoni të rifillojë.

RonaTyra

Nëse Premierliga fillon më 8 qershor, atëherë sezoni është caktuar të përfundojë në 27 korrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu