Plagosje, atentate/ I vuri pistoletën në kokë djalit të biznesmenit të naftës, kush është personi që u arrestua sot

0
Gjigandi

Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin Anxhelino Çervanaku, pasi 6 vite më parë plagosi me armë zjarri një person në fshatin Frakull. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi  Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kush është Anxhelino Çervanaku?

Anxhelino Çervanaku është një emër i njohur për policinë. Disa vite më parë ai së bashku me shokun e tij Devis Rustemaj kërcënuan me armë zjarri djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë, për shkak të një borxhi. Djali i biznesmenit deklaroi në atë kohë në polici, se ai ndodhej i vetëm në momentin që dy personat e lartpërmendur i prenë rrugën, dhe duke i vënë pistoletën në kokë i kanë kërkuar atij shumën prej 1 mijë eurosh.

Por, pak muaj pasi kërcënuan,  djalin e biznesmenit, shokut të Cervanakut, Devis Rustemajt i bënë një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”. Shumë pak detaje dihen për këtë ngjarje.  Po kështu, Cervanaku ka qenë mjaft aktiv në rrjetin social Facebook edhe pse ishte shpallur në kërkim prej gjashtë vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu