Plagosi me thikë 59-vjeçarin në Berat, pranga autorit të ngjarjes

0
Gjigandi

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë në Berat. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të ish-Marktatës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet F.Ç, 59 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në afërsi të ish Markatës, Berat, goditi me mjet prerëse (thikë), shtetasin G.P, 59 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Shtetasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu