Pitt rikthehet në tapetin e kuq…pa Jolie

Brad Pitt është rikthyer në tapetin e kuq, duke iu bashkuar Charlie Hunnam, Robert Pattinson, Sienna Miller dhe Tom Holland në Los Angeles, në premierën e filmit të ri të tyre “Qyteti i humbur i Z-së”.

Kjo shfaqje përbën edhe herën e parë që Pitt del në një tapet të kuq në 4 muajt e fundit. Kompania e tij e produksionit, “Plan B” është pjesë e ekipit që ka prodhuar filmin.

“The Lost City Of Z” bazohet në librin e autorit David Grann, që detajon historinë e vërtetë të eksploratorit Percival Faucett, i cili u zhduk ndërsa ishte në kërkim të një qyteti misterioz në Amazonë, në vitet 1920.

Përpjekjet e tij të para u ndalën para kohe dhe, gjatë një ekspedite të dytë në vitin 1925, Faucett dhe djali i tij Xhek u zhdukën në xhunglën e Mato Grosos.

Në film, Percival luhet nga Charlie Hunnam, Tom Holland luan rolin e Xhekut, ndërsa Sienna Miller luan rolin e bashkëshortes së Percival. “Qyteti i humbur i Z-së” është shkruar dhe drejtohet nga James Gray dhe do të nisë të shfaqet në kinema nga 14 prilli.

Kontrolloni gjithashtu

Mozzik përfundoi në gjykatë!

Nuk thotë kot që kur je me pushime gjëja më me vlerë që mund të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *