Pitbulli shqyen qenin e rrugës, e kafshon në qafë dhe e tërheq zvarrë poshtë makinës

39

Shumë prej nesh mund të na ketë ndodhur, që të jemi bërë pre e sulmeve nga qentë e rrugës. Këto të fundit janë shtuar shumë dhe përbëjnë rrezik serioz për qytetarët, sidomos për fëmijët.

Ndërkohë te pallati i verdhë në Kamëz, prej ditësh qarkullon i zgjidhur një qen i rracës “Pitbull”. Kjo lloj rrace është shumë e rrezikshme, jo vetëm për njerëzit, por edhe për qentë e rracave të tjera.

Në redaksinë e ABC 24 Albania, kanë ardhur disa pamje, ku shihet sesi një pitbull sulmon një qen rrugës. Pitbulli e ka kafshuar qenin në qafë dhe nuk e lëshon. Madje e tërheq zvarrë dhe e fut poshtë rrotave të një makine.

Qytetari që ka dërguar videon ka shprehur shqetësim për këtë rast, pasi askush nuk po merr masa, edhe pse qeni ndodhet prejt dy ditësh nëpër pallate. Ndër të tjera ai shkruan se në vend të këtij qeni të pafatë, nesër mund të gjendet një fëmijë.

Mesazhi për ABC 24 Albania:

Mrm ky qeni ketu pit bull po ben dy dit npr pallate tek pallati verdh kthesa kamzas nuk mer njeri masa per te. Mund te jet nje femi ose nje i paaft nsr ne vend te ketij qenit tjeter.
You might also like
Comments