Pika e dobët e meshkujve: Vdesin për këto lloj femrash, por ndihen të kërcënuar prej tyre!

0
Gjigandi

Herën tjetër që një mashkull do t’ju thotë se i pëlqejnë gratë inteligjente, atëherë mund ta pyesni atë nëse është i lidhur me një femër të tillë

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah ‘brishtësinë’ e tyre përpara këtyre femrave.

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujt ndihen shumë të tërhequr ndaj femrave inteligjente e megjithatë, ikin me vrap prej tyre. Pikërisht kështu.

Kërkimi i kryer nga tre universitete amerikane: Universiteti i Buffalo-s, Universiteti Luteran i Kalifornisë dhe Universiteti i Teksasit, ka nxjerrë përfundimin se meshkujt ndihen të joshur nga vajzat që shfaqen si inteligjente gjatë takimit të parë, por kur vjen fjala për t’i kërkuar një takim të dytë, preferojnë të mos e ndërmarrin këtë hap.

Studimi është realizuar me dy pjesë: Fillimisht, meshkujve u është kërkuar të zgjedhin se cila është femra që i tërheq më shumë: Ajo që shfaq intelekt në gjuhë të huaja apo matematikë, apo ajo që shfaq injorancë në këto dy fusha të dijes.

RonaTyra

Shumica dërrmuese e tyre thanë se tërhiqen nga kategoria e parë.

Në pjesën e dytë, ata janë pyetur nëse do të dilnin me një vajzë që shfaq intelekt, por këtu ata janë treguar aspak të guximshëm duke zgjedhur të largohen, dhe duke shprehur më pak dëshirë për të pasur kontakte të mëtejshme me të.

‘Përpara këtyre vajzave inteligjente, ata ndihen më pak burra’, thuhet në përfundimet e këtij studimi.

Çelësi i studimit qëndron në faktin se meshkujt ndihen të kërcënuar nga prania fizike e një femre të zgjuar dhe kjo për shkak të inferioritetit si meshkuj pranë të tilla femrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu